21:57 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / MSH

Kuvendi i Malit të Zi nesër voton mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit

Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Mocioni është paraqitur nga partia e presidentit atje, Milo Gjukanoviq, si dhe është nënshkruar nga 36 deputetë.

Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro.

Nëse arrihet rrëzimi i qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja.