75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 21 Janar 2025 / H F

Kuvendi i parë i LDK-së ishte mbajtur në Medrese

Imami, Labinot Maliqi sot në përvjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova ka zbuluar disa detaje nga Kuvendi i parë i LDK-së.

“Nga shkolla e mesme e medresesë “Alauddin” në Prishtinë, Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, hodhi hapat e parë drejt formimit, zyrtarizimit dhe funksionalizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – partia e parë politike shqiptare në Kosovë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook, transmeton Indeksonline.

“Kuvendi i parë i LDK-së u mbajt më 5 maj 1991 pikërisht në këto hapësira, ku morën pjesë 293 delegatë, përfaqësues të rreth 700 mijë anëtarëve të partisë. Ky moment historik shënoi një kthesë të rëndësishme në organizimin politik dhe demokratik të shqiptarëve në Kosovë”, shkruan tutje ai. /IndeksOnline/