Kuvendi i Prishtinës mban nesër seancë të jashtëzakonshme për mjetet vetanake dhe buxhetin 2026
Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë ditës së nesërme do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohet lidhur me mjetet vetanake dhe buxhetin për vitin 2026.
Sipas njoftimit seanca do të mbahet duke filluar nga ora 15:00./Indeksonline/


