18:55 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / MSH

Kuvendi i Prishtinës mbështetë kërkesën që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Kuvendi komunal i Prishtinës, i ka dhënë mbështetje propozimit të Këshilltarit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Endrit Zabërgja, që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Fillimisht Zabergja lexoi argumentimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” në të cilën sqarohet hollësisht përmbajtja dhe domethënia e loges së lartpërmendur.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës e përkrahën përmbajtjen e kësaj logoje si logo gjithëpërfshirëse e gjenocidit në Kosovë dhe e miratuan pa asnjë votë kundër që kjo mbështetje t’u përcillet institucioneve shtetërore të Kosovës që të dalim sa më parë me këtë simbol si simbol të vetëm përkujtimor për gjenocidin në Kosovë.