Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot buxhetin faktik për vitin 2018
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancën plenare projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”.
Gjithashtu, sot në Kuvend shqyrtohet edhe projektligji “Për korporatën e investimeve shqiptare”
Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi sot pritet të miratojë edhe programin e punës së Kuvendit për periudhën 28 tetor – 13 dhjetor 2019 si edhe kalendarin 3- javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 tetor – 15 nëntor 2019.