19:05 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Kuvendi i thotë “PO” rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës pas një debati të gjatë ka arritur që me ta votojë propozim-rezolutën që merret me gjenocidin serb në Kosovës. 

79 deputetët sa ishin në sallë votuan për propozim-rezolutës.

Pas këtij votimi, Kuvendi shkoi në pauzë. Ata do të rikthehen në ora 21:00.

Patë deputetë që e cilësuan si të vonshme këtë inciativë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shprehë që ka fakte të bollshme dhe se gjithë ata që kanë kryer krime do të dënohen.

“Dihet kush ishte kryetarët e komunave, kush ishin komandantët  e njësive policore dhe ushtarake, dihet njësitet ekzekutuese, dihen vendet dhe dihen orët e kryerjes së krimit. Madje ka dëshmi të bollshme, ka fakte dokumente, dëshmitar të gjithë ata presin të flasin dhe mos të heshtin, ata presin të veprojnë për t’i vënë para drejtësisë vrasësit e familjeve të tyre”, tha Veseli.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se gjithë ata që kanë kryer krime e kanë vendin në burg.

“Ata që i kanë mohuar krimet, ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg, kushdo qofshin dhe kudo qofshin.”, tha Haradinaj. /Indeksonline