12:33 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Kuvendi ia vazhdon mandatin Komisionit për Hidrocentrale

Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin me 65 vota, Komisionit parlamentar për licencim, operim, mbikëqyrje dhe aplikim për leje të hidrocentraleve.

Po ashtu deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është shtatë mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.

Ky miratim është bërë me iniciativën e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha.