75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / L K

Kuvendi komunal voton që t’i ndërrohet emri Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare, në Prishtinë

Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar që t’i ndërrohet emri Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë. Tani e tutje kjo qendër do të mbajë emrin e Gani Demollit.

Lajmin e ka dhënë shefja e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna.

“Mirëpritém propozimin e drejtorit të Shëndetësisë z.Izet Sadiku dhe jemi të lumtur që Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë votuam si Kuvend komunal t’i vihet emri i humanistit dhe themeluesit të shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza” dr Gani Demolli, ku gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte dalë ndihmë qytetarëve që t’i mundnin sëmundjet” shkruan Rafuna në njoftim./Indeksonline/