75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 26 Maj 2022 / OSH

Kuvendi komunal i Obiliqit voton për shtatoren për heroin Fahri Fazliu

Kuvendi komunal i Obiliqit ka votuar për zëvendësimin e bustit të heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Obliqit, Xhafer Gashi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se ka pritur në takim Fadil Fazliun dhe Fahri Fadil Fazliun, familjarët e bashkëveprimtarit të heroit të kombit, Fahri Fazliu.

“Vizitat e tilla janë përherë të mirëpritura dhe pikërisht sot me lajmin se Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij! Lavdi jetës dhe veprës së heroit Fahri Fazliu!”, ka shkruar Gashi.