75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 24 Tetor 2025 / S Z

​Kuvendi konfirmon, të dielën në ora 10:00 seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë

Më 26 tetor mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Deputetët do të mblidhen në orën 10:00 për të votuar kabinetin qeveritar të mandatarit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në rast të mos miratimit të qeverisë Kurti 3, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër. Në rast se kjo dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.