Kuvendi konstaton dorëheqjen e Zaevit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar.
Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme.
Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe më pas Kuvendi ta propozojë kabinetin e ardhshëm qeveritar./