75 Mall Live Search
13:07 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kuvendi lë pa kuorum edhe një institucion të pavarur kushtetues

Burime brenda Kuvendit kanë njoftuar për Indeksonline se Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, me datën 17 Dhjetor 2018 ka lëshuar një shkresë me të cilën përmes një interpretimi ligjor ka nxjerrë jashtë funksioni për të ushtruar mandatin e tij kushtetues dhe ligjor organin e pavarur për shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civilë-Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Shkresa e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, vie si përgjigje ndaj Shkresës numër 7562/2018 të datës 11.12.2018 të cilin Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, e kishte bërë për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes të cilit e njoftonte atë se 4 (katër), nga 7 (shtatë) anëtarë sa ka gjithsej Këshilli u skadon mandati me datën 13.12.2018, mirëpo për shkak se Kuvendi akoma s’ka arritur ti zgjedh anëtarët e rinjë, ani pse konkursi është hapur dy muaj më parë, shkuarja e 4 (katër)anëtarëve do ta lenë Këshillin pa kuorum për vendimarrje. Me këtë rast në pamundësi të emërimit të anëtarëve të rinj do krijoheshin rrethanat e jashtëzakonshme për funksionim të këtij institucioni. Mëtej në shkresën e Kryetarit të Këshillit sqarohej se me qëllim që mos të prishet funksionimi i këtij institucioni, dhe në pajtim me dispozitat e ligjit të këshillit, 4 (katër) anëtarët aktual të cilëve u skadon mandati, do të vazhdojnë punën e tyre deri në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj në pajtim me nenin 10 paragrafin 7 të Ligjit Nr. 06:L-045 për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili përcakton se:

“7. Me qellim të ruajtjes së funksionimit të institucionit, në rast të përfundimit të mandatit të rregullt dhe pamundësisë̈ së emërimit të anëtarit të Këshillit për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, anëtari i Këshillit do të vazhdoj të ushtroj funksionin e tij deri në zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit”.

Në shkresën e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, thuhet se: “Gjatë shqyrtimit të Njoftimit për vazhdimin e mandatit të anëtarëve aktual deri në zgjidhjen e anëtarëve të rinjē bazuar në Ligjin Nr. 06:L-045 për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës….konstatoj si në vijim:

  1. Kushtetuta e Kosovës i përcakton rrethanat që mund të qojnë në gjendje të jashtëzakonshme.
  2. Asnjë dispozitë e Ligjit Nr. 06:L-045 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nuk e ka përcaktuar se çka konsiderohet “rrethanë e jashtëzakonshme” në rastin konkret “rrethanë e jashtëzakonshme” do të konsiderohet njëra nga këto rrethana: pamundësia e mbledhjes së Kuvendit, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme apo vonesa në mbajtjen e seancës konstituive.
  3. Në këtë situatë aktuale nuk qëndron asnjë “rrethanë e jashtëzakonshme” për tu marr si bazë ligjore për tu vazhdohet mandati anëtarëve aktual deri në zgjedhjen e anëtarëve të ri…”.
    Si duket Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media intepretimin e tij rreth normës ligjore e ka dhënë duke ngatërruar termin “rrethanë e jashtëzakonshme” me termin “gjendje e jashtëzakonshme”, duke mos kuptuar drejt frymën e nenit 10 paragrafit 7 të Ligjit Nr. 06:L-045 për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili ka për qëllim bazë ruajtjen e funksionimit të institucionit në rrethana të jashtëzakonshme, e i cili tani pas situatës së krijuar nga intepretimi i komisionit ka mbetur me vetëm 3 (tre) anëtarë, dhe nuk do të ketë mundësi që të marr vendime, pasi që kuorumi që kërkohet për vendimarrje në këtë institucion duhet të jetë prej 5 anëtarëve, gjë që ka krijuar bllokim të vendimmarrjes në këtë institucion.
    Ky nuk është i vetmi Institucion kushtetues i cili ka mbetë pa vendimarrje për shkak të vonesave në përzgjedhjen e anëtarëve, një fat të tillë po e përjeton tani e gati një vit edhe KQZ.
    Vonesat në emërimin e anëtarëve dhe interpretimi i gabuar i dispozitës ligjore lidhur më këtë institucion, i cili është organ përfundimtar vendimmarrës në procedurën adminsitrative, do të lërë pa mbrojtje ligjore rreth 20.000 (njëzet mijë) të punësuar në administratën e shërbimit civil të Republikës së Kosovës.