Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për KQZ-në
Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancën e radhës të jashtëzakonshme nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës, debatin parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se edhe sot Kuvendit mbajti një seancë të jashtëzakonshme. Pikë e rendit ishte debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. /Indeksonline/