Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Bajrajt dhe Vjosa Berishës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ngritur në këmbë për një minutë heshtje në nderim të veprës së poetit Xehvdet Bajraj dhe producentes Vjosa Berisha.
Këtë kërkesë e bëri deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se Kosova sot humbi një ambasadore të kulturëa.
“Sot humbëm një person shumë të rëndësishëm të skenës kulturore dhe kisha pasë dëshirë që në këtë hapësirë të njohim kontributin e saj mbi 20 vjeçar në skenën kinematografike, si ambasadore kulturore e Kosovës brenda dhe jashtë saj. Dua t’i ftoj deputetët për një minutë heshtje për Vjosa Berishën”.
Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevvci, shtoi se nderimi të bëhet edhe për poetin Bajraj.