75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Kuvendi mban seancë të premten, Hoti në interpelancë për Ujmanin

Kuvendi i Kosovës të premten, më 18 dhjetor, do të mbajë seancën e radhës, ku do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Hoti, lidhur me Liqenin e Ujmanit

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, tha se interpelanca e kryeministrit Hoti e iniciuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, do të mbahet në orën 11:00.

Para saj ajo tha se do të ketë një seancë për pikat e mbetura ku janë rreth 50.

Nagavci ka thënë se në seancë pritet të diskutohet edhe çështja e shkarkimit të bordit të RTK-së.