Kuvendi mbetet i paralizuar, por hap tender për mirëmbajtjen e sallave dhe sistemit të zërimit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i paralizuar.
Ende nuk është bërë konstituimi i tij, nuk zhvillohen seanca të rregullta plenare dhe as nuk janë zgjedhur anëtarët e komisioneve parlamentare.
Megjithatë, Zyra e Prokurimit të Kuvendit ka hapur një tender për mirëmbajtjen e sallave të komisioneve, segmentit të videos në sallën plenare, si dhe huazimin e sistemeve të zërit për ngjarje të ndryshme.
Sipas njoftimit zyrtar në platformën e prokurimit publik, vlera e parashikuar e kontratës është rreth 21 mijë euro, ndërsa afati i saj zgjat 36 muaj.
Tenderi është hapur në një kohë kur Kuvendi nuk po kryen funksionet e tij ligjvënëse, çka ka nxitur reagime për mënyrën se si po menaxhohen financat publike në këtë institucion./Indeksonlie/