16:33 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kuvendi mblidhet nesër, paralajmërohen dy seanca të jashtëzakonshme!

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj dy seanca të jashtëzakonshme plenare, lidhur me zhvillimet aktuale në vend.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të nis nga ora 10:00, kurse e dyta nga ora 11:00, transmeton Indeksonline.

Në seancën e parë do të votohet në lexim të dytë Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Kurse, në seancën e dytë që fillon posa të përfundoj e lartëcekura, deputetët do të diskutojnë për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.  /Indeksonline/