Kuvendi mbushet me gra, deputetet vishën bardh për të shënuar këtë arritje

Legjislatura e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka numrin më të madh të grave deputete të përfaqësuara ndonjëherë në vend. Kjo pa dyshim është arritje e madhe për një shtet siç është Kosova.
E për të shënuar këtë rast, deputetet e VV-së dhe të Listës Vjosa janë veshur me të bardha me ç’rast kanë bërë edhe disa fotografi në sallën e Kuvendit.

Pra këtë herë shumë deputete kanë marrë mandatin pa pasur nevojë për kuotën gjinore të përcaktuar me ligjet në fuqi. E kjo më e theksuar ishte në listën e VV-së./IndeksOnline/
