Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Deputetët do të mblidhen për të debatuar me fillim nga ora 12:00, raporton IndeksOnline.
Në rend të ditës është vetëm një pikë: “Debat parlamentar për skandalet dhe keqmenaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës“.
Paraprakisht, Sindikata e Re e KEK-ut do të protestojë për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.