75 Mall Live Search
07:35 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / MSH

Kuvendi me seancë, vijon zgjedhja e nënkryetarëve

Sot vijon seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, me ç’rast do të zgjjdhen nënkryetarët e legjislaturës së nëntë.

Seanca do të fillojë në orën 11:00, raporton IndeksOnline.

Në seancën e së marrës, deputeti i LVV-së, DImal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit, me shumicë votash.

Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët nga partitë shqiptare.

Në pako për nënkryetarë të Kuvendit u votuan Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Po ashtu, Kuvendi zgjodhi nënkryetare edhe Emilija Rexhepin nga komunitetet tjera jo shumicë.

Ndërkaq nga radhët e partive serbe dështuan të zgjedhen Igor Simiq, Verica Qeraniq, Stefan Kovaçeviq dhe Nenad Rashiq./IndeksOnline/