75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Kuvendi merr vendim, shkarkohet bordi i RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë shkarkuar bordin e Radio Televizionit Publik të Kosovës, transmeton “Indeksonline”.

Për këtij vendimi kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili e ka arsyetuar raportin për shkarkim.

Ajo ka numëruar një serë arsyesh pse duhet shkarkuar bordi.

Shkarkimit të bordit i ka parapri një debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Opozita e ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për këtë votim, duke shtuar se po synojnë kontrollin në televizionin publik.

Për secilin kandidat të shkarkuar është votuar veç e veç.

Ndërsa anëtarët e shkarkuar janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari./Indeksonline/