Kuvendi miratoi kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve
Me shumicë votash Kuvendi miratoi kërkesat e Gjykatës Themelore Shkupi I për heqjen e imuniteti të 6 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive në koalicion.
Imuniteti iu hoq deputetëve Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski. Prezent në seancë ishin 67 deputetë dhe vendimet u miratuan unanimisht.
Seanca u bojkotua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.