Kuvendi miraton ligjin për paga në sektorin publik
Projektligji për paga ka kaluar në Kuvend
Me 63 vota për e një abstenim ka kaluar projektligji për paga në sektorin publik
Votimi i 77 amandamenteve të këtij projektligj, u përcoll me disa komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të disa amandameneteve.
Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për administratë shtetërore dhe agjenci të pavarura, dhe projektligjin për zyrtarët publik../Indeksonline/
