75 Mall Live Search
13:34 / E Enjte, 19 Maj 2022 / MSH

Kuvendi miraton Ligjin për Turizmin

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin për Turizmin.

Në votim të këtij Ligji morën pjesë 76 deputetë, të cilët të gjithë votuan pro tij.

Në emër të komisionit për Ekonomi, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, e ka prezantuar këtë ligj.

“Komisioni ka rekomanduar të miratohet, ky ligj i lehtëson shumë procedura, bën përmirësimin e sferës të turizmit në shumë sektor dhe ne i rekomandojmë Kuvendit që ta miratoj këtë projektligj”, ka thënë Shala.

Në bazë të këtij ligji do të përcaktohen standardet, parimet, si dhe rregullat bazë për zhvillim dhe promovim të turizmit në Kosovë.

Sot u votuan edhe dy Ligje për FSK-në, ai për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.