75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / A. M.

Kuvendi miraton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan të enjten Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe deputetët opozitarë.

Pas luftës, është kryer vetëm një regjistrim i popullsisë në Kosovë, para dhjetë vjetësh.

Pas rikthimit nga pauza, Kuvendi po vazhdon punimet. Në rend të ditës është edhe debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave.