75 Mall Live Search
18:51 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kuvendi miraton Rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës sot mezi arriti të mbledh deputetët në sallë, për të votuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për dialogun me Serbinë.

Në seancën e nisur me dy orë vonësë, ishin të pranishëm 61 deputetë, raporton Indeksonline.

Pas deklarimit të deputetëve, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim Rezolutën, e cila mori 59 vota pro dhe dy abstenime.

Ndërkaq, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri në fjalimin e tij në Kuvend i bëri thirrje LDK-së dhe Vetëvendosjes që të mbështesin rezolutën e kësaj partie. /Indeksonline/