09:13 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kuvendi ratifikon Marrëveshjen e IPA-s

Kuvendi i Kosovës sot unanimisht ka ratifikuar Marrëveshjen financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Nga 102 deputetë sa ishin në sallë, pro Marrëveshjes së IPA-s kanë votuar 98 deputetë, asnjë kundër dhe me asnjë abstenim.

Marrëveshja e Kosovës me Bashkimin Evropian i siguron Kosovës fond me mbi 70 milionë euro.

Ministrja e integrimit, Dhurata Hoxha, e cila ka thënë se këto fonde do të shpërndahen në fusha të ndryshme.

Kjo marrëveshje sipas saj përfshin gjithsej 6 fusha.

“Përfshin 6 projekte për afrimin në legjislacionin në BE, të drejtat e komuniteteve, si dhe përkrahjen për arsimin më të mirë në tregun e punës..”, tha ajo./AktivPress