Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore, sigurohen pagat për muajin mars
Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen buxhetore edhe për marsin e sivjetmë.
Për shkak të mosmiratimit të Buxhetit 2026, shteti ka funksionuar përmes ligjit për zgjatje buxhetore edhe për dy muaj, ndërsa tani deri në miratimin e dy leximeve dhe dekretimit të Ligjit, Qeveria ka kërkuar zgjatjen me qëllim që të mos ketë pengesa në procesin e pagesave.
Në votim nuk ka marrë pjesë Lista Serbe.

