20:47 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Kuvendi ndanë afër 80 mijë euro për internet

Kuvendi ndanë afër 80 mijë euro për internet Kuvendi i Republikës së Kosovës ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Kësaj radhe, institucioni i cili udhëhiqet nga Kadri Veseli ka zgjedhur të zgjidhë problemin e internetit për gjithë objektin.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontaktues “Krijimi i sistemit të integruar WiFi në tërë ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës” ka kushtuar 79.156,00 euro.

Po ashtu bëhet e ditur se vlera e parashikuar ka qenë 80.000,00 euro.

Në kontratën e publikuar bëhet e ditur se tenderi i është besuar operatorit ekonomik N.T.Sh “Virtuo”, dhe se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj. /Indeksonline/