75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 15 Prill 2025 / S Z

Kuvendi në pauzë 15-minutëshe, pas formimit të Komisionit për verifikim të mandateve

Kuvendi i Kosovës është në pauzë 15-minutëshe, pas nisjes së seancës së konstituimit të kuvendit.

Seanca po udhëhiqet nga deputeti më i moshuar Avni Dehari dhe më e reja, Sala Jashari.

Me të nisur, Dehari ka bërë thirrje për formimin e Komisionit për verifikim e mandateve. Ky komision mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm, gjithsej 119.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Artan Abrashin. Partia Demokratike ka propozuar deputetin Përparim Gruda. Lidhja Demokratike e ka propozuar Armend Zemajn. Lista Serbe e ka propozuar Branisllav Nikoliqin. Koalicioni AAK-Nisma ka propozuar Time Kadrijajn. Komunitetet kanë secili përfaqësues.