11:57 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / S Z

Kuvendi në pauzë deri në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00. Kjo pasi përfunduan deklarimet nga rendi i ditës.

Nga ora 14:00 Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimin e Qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.