11:41 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Kuvendi nis seancën me vonesë, mocioni i PDK-së nuk merr votat e mjaftueshme

Ka nisur me vonesë vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Seanca po vazhdon me pikat e mbetura nga seanca e djeshme.

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar se pika e 14 e rendit te ditës, ku duhet zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të vendoset në fillim të seancës pasi që pasdite mund të mos këtë kuorum, transmeton Indeksonline.

Pro këtij propozimi kanë dalë paritë e mazhorancës ndërsa kundër opozita.

Pasi u hodh në votim, ky propozim nuk mori votat e mjaftueshme, çka bëri që kryesuesja e seancës të kërkoi 15 minuta pauzë për dakordim të shefave të grupeve parlamentare./Indeksonline/

Temat: