15:33 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kuvendi nisë seancën e re, disa projektligje mbesin për seancën tjetër

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pjesën e dytë të seancës së sotme plenare. Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk kanë arritur të votohen disa pika të rendit të ditës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se pikat e mbetura do të vazhdohen në seancën e radhës.

Kuvendi po vazhdon punën me punimet e seancës së re të cilën e hapi kryetari  i Kuvendit. Ndërkohë po kërkohet që të hidhet në votim projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”.

Ndër të tjera, deputetët nuk arritën të kalojnë raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, për shkak të mungesës së kuorumit.