11:52 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Kuvendi përzgjedh anëtarin jo ekzekutiv në Bordin e BQK-së

Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur Nexhat Kryeziun si anëtar jo ekzekutiv në Bordin e BQK-së.

Kryeziu mori 72 vota nga deputetët e legjislativit, përmes votës së fshehur. Ndërsa, kundër kandidatët, Lulzim Ismajli mori vetëm 5 vota, Nora Raci 1 votë, ndërsa Esida Bujupi zero vota.

Krahas kësaj, Kuvendi formoi edhe Komisionin Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë.