Kuvendi publikon foton e partive gjatë takimit konsultativ

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur senacën e radhës, mirëpo senca dështoi për shkak të mos dakordimit të pozitës dhe opozitës.
E sot pasdite Kuvendi i Kosovës ka publikuar fotografitë e takimit të përfaqësuesve të subjekteve politike gjatë përpjekjes së dytë për konstituim të legjislaturës së nëntë.
Por çka ndodhi sot?
Në hapje të seancës, kryesuesi Avni Dehari i ftoi përfaqësuesit e partive për takim konsultativ për raportin e komisionit për verifikim të kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Takimi u kundërshtua nga partitë e deritashme opozitare që thanë se kjo është shkelje e procedurave.
Pas takimit, Dehari tha se nuk ka parë ndryshime të qëndrimeve të partive nga seanca e parë e dështuar dhe e ndërpreu seancën.
Seanca e radhës mbahet të shtunën nga ora 12:00./Indeksonline/