75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, si u ndanë votat

Në fundin e seancës së sotme në Kuvend, me votat kryesisht të mazhorancës janë rrëzuar dy dekrete të presidentit Meta, për Kodin Penal, si dhe për Akademinë e Shkencave.

11 deputetë votuan pro dekretit të Metës për Kodin Penal, ndërsa 85 të tjerë u shprehën kundër, duke bërë që të rrëzohet dekreti. Sipas Qeverisë ndryshimet në Kodin Penal synojnë parandalimin e krimeve, veçanërisht ndaj bluzave të bardhave apo armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë dekreti për Akademinë e Shkencave  u rrëzua 20 pro Metës dhe 78 kundër.