75 Mall Live Search
18:19 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

Kuvendi shkarkoi Bashën, Berisha: Monument madhështor i rivendosjes së pluralizmit politik

Kuvendi i Rithemelimit të Partisë Demokratike në Shqipëri ka shkarkuar drejtuesin e saj, Lulzim Bashën.

Për këtë shkarkim, ish udhëheqësi i kësaj partie, Sali Berisha, ka thënë se kjo shënon një moment madhështor për historinë e politikës në Shqipëri.

“Dua të përshëndes demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që ku Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në vend…Është triumfi më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot në 8 orë mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik, të rithemelimit të PD si forcë vigane opozitare”, tha Berisha.