Kuvendi shkon në pauzë, Bogujevci kërkon nga deputetët të kenë kujdes me gjuhën

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 12:00, shkruan IndeksOnline.
Ajo kërkoi nga deputetët që të jenë më të kujdesshëm me të shprehurit.
“Më vjen keq që një pjesë e deputetëve lëshuan sallën i ftoj të gjithë deputetët të kenë kujdes me gjuhën dhe të respektojnë rregullorene Kuvendit.
Unë sot kam vepruar sipas rregullores . Nëse keni ndonjë ankesë ju lutem drejtoheni në Komisionin për Legjislacion.
Do të shkojmë me një pauzë deri në ora 12:00. Lus deputetët të jenë në sallë.