Kuvendi, në pauzë deri në 14:30

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për një orë e gjysmë. Saktësisht deri në 14:30, deputetët do të pushojnë për t’u rikthyer më pas e për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, raporton IndeksOnline.
Kështu ua bëri me dije kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila u kërkoi shefave të grupeve parlamentare që t’i mbledhin deputetët e tyre, meqë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare duhen votat e 2/3 të deputetëve./IndeksOnline