15:00 / E Premte, 14 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 16:00

Sot në ora 11:00, ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në këtë mbledhje janë votuar disa marrëveshje.

Pas votimit të këtyre marrëveshjeve, kuvendi ka shkuar për pauzë deri në ora 16:00, ku pas kësaj ore pritet të fillojë serish punën./IndeksOnline/