75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Kuvendi shkon në pauzë, Haliti lut deputetët mos të vonohen

Pas një debati të gjatë dhe mospajtimeve për Komisionin ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në ora 15:00.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka njoftuar deputetët për pauzën, raporton Indeksonline.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të kthehen në sallë në orën e paralajmëruar, e jo me gjysmë ore vonesë. /Indeksonline/