09:41 / E Enjte, 23 Maj 2024 / S Z

Kuvendi sot mban dy seanca, njëra nga to e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca.

Njëra është vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme e në rend të ditës janë ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar nga ora 10:00.

Ndërsa, duke filluar nga ora 10:30, kuvendi do të mbajë seancë plenare, ku në rend të ditës ka 23 pika për shqyrtim dhe miratim.

  1. Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme
  • Vendi: Kuvendi i Kosovës
     
  • Koha: 10:00

    3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
  • Vendi: Kuvendi i Kosovës 
  • Koha: 10:30


    Rendi i ditës

    1.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”, 
    3.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”,
    4.  Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
    5.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
    6.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    7.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    8.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
    9.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    10.  Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
    11.  Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    12.  Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, 
    13.  Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave,
    14.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
    15.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
    16.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    17.  Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    18.  Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    19.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022,
    20.  Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    21.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
    22.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024,
    23.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022.