75 Mall Live Search
07:23 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Kuvendi sot mban seancë, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në orën 10:00. Në këtë seancë pos tjerash janë paraparë edhe dy interpelanca të kryeministrit Hoti.

Hoti me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje do të ballafaqohet me deputetët për dy tema: për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur.

Në këtë seancë priten të shqyrtohen edhe disa projektligje.

Ky është rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,
  4. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen: “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-033 për të drejtën ndërkombëtare private,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin ekonomiko-social,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,
  10. Shqyrtimi i Raportit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,
  12. Shqyrtimi i Rekomandimeve të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, për raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,
  13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit rregullator të prokurimit publik për vitin 2019,
  14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,
  15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,
  16. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të pavarur të mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Vendi: Në sallën e Kuvendit, koha: 10:00.