75 Mall Live Search
07:10 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Kuvendi sot mbanë seancë, Hoti në dy interpelanca

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot. Kryeministri Avdullah Hoti në ora 10:00do të përballet me deputetët për dy tematika.

Me kërkesë të deputetit të Vetëvendosjes (VV) Liburn Aliu, do të mbahet interpelanca e kryeministrit Hoti lidhur me: “Përfshirjen dhe ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Po ashtu me kërkesë të deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, do të mbahet interpelancë edhe sa i përket temës së të pagjeturve.

Në këtë seancë që pritet të fillojë në orën 10:00 pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje dhe raporte vjetore.

Ky është rendi i ditës:

3. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

4. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën ndërkombëtare private,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin ekonomiko-social,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,

10. Shqyrtimi i Raportit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,

12. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, për raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit rregullator të prokurimit publik për vitin 2019,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,

16. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të pavarur të mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.