Kuvendi vazhdon seancën e jashtëzakonshme për programin qeveritar
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme.
Në këtë seancë të shumë pritur, e cila do të nis në orën 10:00, do të diskutohet për parimet programore të Qeverisë së Kosovës për vitet 2017-2021.
Ligjvënësit do të mblidhen edhe nesër, ashtu siç ka njoftuar Kryesia e Kuvendit, javën e kaluar.
Në këtë seancës, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Më pas, pritet të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Në po të njëjtën ditë, pritet të mbahet një seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro./AktivPress