75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / Blerim

Kuvendi sot votoi për ta shkarkuar nga presidenti, vjen reagimi i parë i Metës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi votoi për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit. Meta ka zgjedhur të publikojë një gafë të deputetit të opozitës Selami Jenishehri, i cili shprehu gjithashtu votën e tij pro për shkarkimin.

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!,” shkruan Meta, ndërsa i referohet Jenishehrit i cili tha sot në Kuvend se “do t’i dalin për zot nipërave dhe mbesave pensionistë”.