Kuvendi vazhdon punimet të hënën, ora 14:00

Pas përplasjeve të ashpra ndërmjet Kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK, Xhavit Ukaj, seanca e Kuvendit ku po diskutohej rishikimi i buxhetit të vitit 2020 u ndërpre me vendim të kryetares.
Osmani ka ftuar një mbledhje urgjente të Kryesisë së Kuvendit për të vendosur se kur do të vazhdoj seanca e ndërprerë.
Burime të Indeksonline nga kabineti i kryeparlamentares Osmani bëjnë të ditur se është vendosur që seanca të vazhdoj ditën e hënë ora 14:00.
Seanca e rishikimit të buxhetit gjatë tërë kohës u shoqërua me debate e fyrje të shumta ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes ish-partenerët e tyre nga LDK dhe përfaqësuesit e Qeverisë.