Kuvendi vazhdon seancën
Sot do të vazhdoj seanca e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.
Kuvendi i Kosovës dje e ka ndërprerë seancën ku është diskutuar për projektligjin për buxhetin e vitit 2018, shkruan Indeksonline.
Projektbuxheti është përcjellë me debate të ashpra dhe mospajtime ndërmjet deputetëve.
Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës do të grumbullojë 446 milionë euro, ndërsa Dogana e Kosovës 1 miliard e 175 milionë euro./Indeksonline/