75 Mall Live Search
12:45 / E Hënë, 26 Prill 2021 / k.v

Kuvendi voton për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale.

Për përshpejtimin e procedurës votuan 92 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

“Më 92 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangje nga afatet procedurale të parapara me nenin 56. Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.