10:54 / E Enjte, 27 Maj 2021 / AR

Kuvendi voton të diskutohet për shkarkimin e Bordit të AKP-së

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetet kanë votuar për për futjen në rend të ditës shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së AKP-së, të shkarkohet Bordi i AKP-së dhe pika e tretë që Qeveria t’i propozojë Kuvendit emërimin e Bordit të ri”, ka thënë Bogujevci.

Në fillim të kësaj seance, ushtruesja e detyrë së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar futjen në rend të dite shqyrtimin e raportit vjetor dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të AKP-së.

“Rekomandimi i parë ka të bëjë me raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa propozimi i dytë ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it. Prandaj, rekomandoj që të futen si rend dite këto pika”, tha Kusari-Lila.